Sport
Ferizaj reagon me komunikatë zyrtare pas ‘sulmeve’ në Podujevë

Fundi i takimit pa skuadrën e Ferizaj fituese, por pas ndeshjes duket se situata ka qenë shumë e tensionuar, së paku sipas fjalëve të zyrtarëve të Ferizaj.
Ata insistojnë se janë sulmuar nga lojtarët e Llapit, madje thonë se disa prej tyre kanë mbetur të gjakosur.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell komunikatën e plotë të FC Ferizaj, pa ndërhyrje.
Një pritje aspaket e mire ne Podujeve.
05.10.2019 – Ferizaj; Ne si klub jemi të habitur dhe të brengosur për pritjen që na eshtë bërë në Podujevë sot në ndeshjen ndaj Llapit, ku pas përfundimit të pjesës së parë disa futbollistë janë sulmuar nga ana e klubit të Llapit, e ku më së shumti e pësoi Bunjamin Asani që ishte edhe i gjakosur, pas këtij sulmi drejtë skuadrës tonë.
Tani që jemi të pranuar në FIFA, në vend që të shkojmë drejtë zhvillimit edhe më të madhë në sport, ne mirremi ende me gjëra shumë të ulta që vetëm i prishin imazhin futbollit vendor. Ne si klub jemi të zhgënjyer me pritjen sot, dhe besojmë që FFK të marrë masa, në mënyrë që këto gjëra mos t’i shohim më nëpër stadiumet tona.
Me respekt, FC FERIZAJ /Lajmi.net/






















