Connect with us

Lajme

Familja shpreh zhgënjimin në 24 vjetorin e zhdukjes së Remzi Hoxhës

Publikuar

Sot më 21 tetor bëhen 24 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës.

Me këtë rast familja do të mbajë konferencë për media:

Në këtë konferencë familja do të shprehë zhgënjimin edhe me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatit Remzi Hoxhës;

Familja do të njoftoj për mosangazhimin e Sajmir Tahirit në kapjen e Budjon Meçes derisa ai ishte gjallë; dhe

Do të shfaqen dokumentarët rreth figurës së tij dhe misterit të zhdukjes së tij, njofton familja Hoxha përcjellë Klan Kosova.Konferenca mbahet në ora 10:00 në Tiranë, në hotel The Plaza Tirana, në dhomën e konferencave Dora D’istria.

NA NDIQ NË FACEBOOK