Kosovë
Familja e Astritit nuk e mori raportin, Avokati i tyre mbanë konferencë për media

Avokati i familjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi, në ora 17:00 do të mbanë një konferencë për media pasi që Prokuroria Themelore në Prizren nuk I’u dha raportin e ekspertizës familjarëve.
Njoftimin për konferencë e ka bërë të ditur, avokati Gashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”
“NJOFTIM PËR KONFERNCË PËR MEDIA
Pas refuzimit të Prokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjinal- në gjuhen në të cilën është përpiluar, Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari sëbashku me bashkëshorten e Astritit Artën dhe avokatin e tyre Tomë Gashi do të mbajnë sot më 18.10.2019 në orën 17.00h Konferencë për media në zyrën e avokatit”, ka shkruar Gashi.





















