Connect with us

Sport

Fabian në radarin e Barcës dhe Realit, Napoli synon ta ‘blindojë’

Publikuar

Skuadra nga Serie A, Napoli, janë duke tentuar me secilën formë që të mbrojnë yllin e tyre, Fabian Ruiz, i cili paraqitet edhe me Spanjën U21.

Fabian ka tërhequr vëmendje të madhe nga Real Madridi dhe Barcelona, duke shqetësuar skuadrën italiane.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se klubi po përgatitet për t’i vënë lojtarit një klauzolë të re, e cila do të detyronte skuadrat të paguajnë 120 milionë euro për të, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesit e lojtarit do të shohin edhe opsionin për një rritje page për të talentuarin 23 vjeçar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK