Sport
F1, Mexio GP: Ja kur fillon gara e madhe sipas kohës sonë – ‘Kokëkuqja’ në ‘pole position’

Mexico Grand Prix [Çmimi i madh i Meksikës] pritet të jetë një garë shumë interesante mes skuadrave të Ferrari, Mercedes e Red Bull. Sipas kohës sonë, gara fillon në ora 20:10, përcjell lajmi.net.

Garën në ‘pole position’ e fillon ‘kokëkuqja’ e Ferrari, me Charles Leclerc, ndjekur nga anëtari tjetër i Ferrari, Vettel.
Lewis Hamilton i Mercedes do të niset nga pozita e tretë, kurse Max Verstappen do të niset nga vendi i katërt.
Mbetet të shihet se kush do të jetë triumfues në çmimin e madh të Meksikës. /Lajmi.net/






















