Sport
F1: Aksidenti i tmerrshëm i Bottas, Mercedes tregon për gjendjen e pilotit

Në kualifikueset e treta, Bottas pësoi një aksident ku me makinën e tij u përplas në murin e pistës.
look at the shockwave run across the barrier as Bottas hits it
#F1 #MexicoGP pic.twitter.com/0B1qcKnviu
— Out Of Context Formula 1&E (@fakeykovalinen) October 26, 2019
Formula e finlandezit u shkatërrua tërësisht dhe piloti u dërgua menjëherë tek mjekët e pistës për të parë gjendjen e tij.
Skuadra e Mercedes ka konfirmuar se piloti është në gjendje të rregullt dhe nuk ka pësuar ndonjë dëmtim, përcjell lajmi.net.
Bottas do të jetë i gatshëm për garën e madhe, por momentalisht makina e tij është e shkatërruar tërësisht.
Mercedes kanë thënë se janë duke punuar për të parë se çfarë duhet riparuar për të qenë gjithçka gati për garën e madhe.
Bottas është shoku i skuadrës së Lewis Hamilton dhe është i vetmi nga Mercedes anash britanikut që është në garë për titullin e kampionit. /Lajmi.net/






















