Connect with us

Sport

Evra tha se ai mund të përballonte Messin – kjo është videoja që përgënjeshtron francezin

Publikuar

më

Mbrojtësi francez, i cili pjesën më të mirë të karrierës e kaloi tek Manchester United, ka thënë se ai mund ta përballonte Messin në përballjet që kishte me argjentinasin.

Evra kështu ka zgjedhur James Milner si kundërshtarin më të vështirë të tij, para njërit prej më të mirëve në historinë e futbollit, nëse jo më të mirit, Messi.

“Kam luajtur kundër Messi disa herë. Në krahë, nuk them se ishte e lehtë të markohej, por unë mund të kontrolloja atë” ka thënë Evra, transmeton lajmi.net.

Por, tifozët e futbollit me të lexuar këtë deklaratë kanë reaguar duke publikuar disa sekuenca të dueleve Messi – Evra, ku nuk shihet aspak ajo që Evra ka thënë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videot ku Messi shihet duke mos pasur aspak telashe me mbrojtësin francez. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK