Sport
Euro 2020: Italia vazhdon rekordin perfekt, shkatërron edhe Lihtenshtajnin

Edhe pse e kualifikuar matematikisht, kombëtarja e Italisë nuk ka kursyer asgjë ndaj Lihtenshtajnit, për të fituar me rezultatin 5:0, shkruan lajmi.net.
Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini e nisi për mrekulli takimin, duke zhbllokuar shifrat qysh në minutën e 2’, me anë të Federico Bernardeschi.
Epërsinë e italianëve e dyfishoi Belotti, kur luhej minuta e 70’ e takimit, kurse trefishoi Alessio Romagnoli, vetëm shtatë minuta pas golit të Belotti, shkruan lajmi.net.
Rezultati u thellua me golin e El Sharaawy, 8 minuta para fundit të takimit, kurse krejt në fund vulosi Belotti, për 0:5.
Me këtë fitore, Italia numëron 24 pikë pas tetë ndeshjeve, për të qëndruar në pozitën e parë, e pashqetësuar, kurse Lihtenshtajni mbetet me 2 pikë nga 8 ndeshje, në pozitën e fundit të Grupit J. /Lajmi.net/






















