Connect with us

Lajme

Fitorja e VV-së, Aleanca për shqiptarët mbledh kryesinë

Publikuar

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë siç duket ka vënë në lëvizje edhe partitë politike këtu në Maqedoninë Veriut. Këta zgjedhje në Kosovë zgjuan interes të madh në Maqedoninë e Veriut. Me interes të veçantë fushatën e ndiqnin edhe nga partitë opozitare shqiptare, të cilët kërkojnë ndryshime dhe presin që rezultati zgjedhor në Prishtinë, të ndikojë apo reflektojë edhe në Shkup, shkruan in7.

Nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, thuajse me të gjitha forcat, mbështetje për Vetëvendosjen dha Aleanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela. Kreu i kësaj partie mori pjesë në tubimin përmbyllës të VV-së në Prishtinë.
E sic duket fitorja e mbrëmshme e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në Kosovë, ka vënë në lëvizje opozitënë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Siç mëson in7, Aleanca për Shqiptarët do të mbledhë kryesinë e partisë gjatë javës për të diskutuar rreth rezultatit zgjedhor në Kosovë, për mbështetjen pa rezervë që ia dhanë VV-së dhe për krijimin e një plani dhe strategjie veprimi në të ardhmen. Gjithashtu do të diskutohet edhe për Konferencën e Rinisë së kësaj partie, që duhet të mbahet në fund të muajit Tetor ose fillimin e Nëntorit.

Deri tani nuk kemi informacione të konfirmuara për lëvizjet në subjektet tjera politike, përveç në BDI-në e Ahmetit ku aktualisht po zhvillohen zgjedhjet e brendshme partiake dhe përgatitjet për Kongresin e radhës, që është paralajmëruar për në muajin Nëntor./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK