Kosovë
Endrit Shala: Qeveria Limaj do të jetë qeveri për secilin qytetarë, pa anashkaluar asnjë regjion

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma-s Socialdemokrate, Endrit Shala, njëherësh ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se bashkë me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limaj, është takuar me rininë që e përkrah këtë subjekt në Arlllat dhe Nekoc të Drenasit.
Shala ka shkruar se pritja nga banorët e këtyre fshatrave ishte mbresëlënëse.
“Me shumë entuziazëm e vullnet për ndryshim, ata na treguan edhe njëherë se janë bashkë me ne sot, dhe bashkë me ne në fitoren e 6 tetorit. Për mua ishte kënaqësi e veçantë tu shtrëngoja dorën secilit prej tyre që kishte ardhur për të na dhënë besimin në programin tonë socialdemokrat”, ka shkruar Limaj.
Limaj ka shkruar se Nisma Socialdemokrate do ta krijoj një qeveri për qytetarin, për bujkun, prodhuesin e përpunuesin.
“Qeveria Limaj do të jetë qeveri për secilin qytetarë, pa anashkaluar asnjë regjion. Andaj vota juaj të dashur qytetarë, është votë e fitores. Shihemi bashkë në festën e 6 tetorit”, shton ai.



















