Sport
Emery: Kemi nevojë për Ozilin
Lojtari nuk është paraqitur vetëm një ndeshje për Arsenalin këtë sezon, dhe sipas trajneri Emery, ai nuk ka qenë i gatshëm për t’u paraqitur.
Por, në një moment kritik për skuadrën me reagimin e Granit Xhakës, mesfushori gjerman mund të fitojë disa minuta përballë Liverpoolit.
“Ne kemi nevojë për mentalitetin e tij pozitiv dhe ai do të na ndihmojë në fushë. Ky është hapi tjetër”, ka deklaruar Emery, përcjell lajmi.net.
“Ai është në grup, kështu që ka një mundësi për të luajtur nesër. Ne kemi pasur këtë mëngjes një bisedë shumë të mirë, dhe i thash atij që unë nuk kam ndryshuar mendimin tim rreth tij”./Lajmi.net/





















