Sport
Emery befason me deklaratën pas nervozizmit të Xhakës

Xhaka, i zgjedhur së fundmi si kapiten i ‘Gunners’ nga shokët e tij të skuadrës, u zëvendësua në minutën e 60′, duke lëshuar vendin për Bukayo Saka.
Ndeshja ishte në rezultatin 2-2, derisa reprezentuesi zviceran ecte teksa dilte nga fusha – gjë që shkaktoi irritim te tifozët vendas që nisën fishkëllimat të cila nuk i pëlqeu Xhaka që vendosi të ofendonte ata, duke i thënë ”pirdhuni”, për ta shqyer më pas fanellën dhe të futej në tunelin e stadiumit, transmeton lajmi.net.
“Ai është gabim por ne do të flasim brenda për atë situatë”, shpjegoi ai për BBC.
“Unë dua të jem i qetë, por, me të vërtetë, ai gaboi në këtë veprim”. /Lajmi.net/






















