Lajme
Ejup Alimi e Ismet Guri dalin para gjykatës

Sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Titanik 3”, ku janë të akuzuar deputeti i BDI-së, Ejup Halimi dhe Ismet Guri. Ata akuzohen se si anëtarë të Komisionit komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kanë shkatërruar material zgjedhor, shkruan Gazeta Lajm.
Procedura në këtë rast ka filluar sërish më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatëses Marija Kletiçka për gjykatëse të re të lëndës, pasi që gjykatësja paraprake Olja Ristova, në shkurt u tërhoq nga ky rast.
















