Sport
Edhe një tjetër skuadër nga Premierliga kërkon Koulibaly

Mediet në Angli raportojnë se kampionët në fuqi të Premierligës, janë vënë pas mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Reprezentuesi i Senegalit ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, dhe mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Carlo Ancelottit.
Interesimi nga Premierliga nuk është risi për Koulibaly, i cili në të kaluarën ka qenë edhe në shënjestër të Manchester United.
28 vjeçari te Napoli është transferuar në vitin 2014 nga belgët e Genk./Lajmi.net/






















