Kosovë
E rrallë: Kandidati për deputet i AAK’së bën thirrje që të votohet kandidatja e PDK’së për deputete

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-PSD, Gani Dreshaj ka bërë thirrje që të votohet për deputete kandidatja nga PDK, Ariana Musliu-Shoshi.
Ndonëse thirrjet e tilla zakonisht bëhen nga kandidatë brenda partisë së njëjtë, Dreshaj veproi ndryshe nga kolegët tij.
Sipas Dreshajt, Musliu-Shoshi është femër e jashtëzakonshme dhe shumë e përgatitur për deputete.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe ?.
Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.
Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.
Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.
Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.
Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike





















