Connect with us

Lajme

E rëndë në Itali/ Pas zënkës, 50-vjeçari shqiptar vret me çifte kunatin në Itali

Publikuar

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 50 vjeçar shqiptar ka vrarë me çifte kunatin e tij.

Sipas raportimit të medieve italiane, krimi ka ndodhur në Nettuno 60 km larg Romës, rreth orës 11 :30 e paraditës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme familjare. Policia ka gjetur trupin e pajetë të 45 vjeçarit të mbuluar me gjak, brenda në apartament.

Shqiptari është arrestuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të këtij krimi brenda familjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK