Sport
Dzeko pas barazimit me Monchengladbach: Referim i papranueshëm

Roma ishte në avantazh kundër Borussia Monchengladbach, deri në minutat shtesë të takimit, kur u akordua penallti në favor të gjermanëve.
Penalltia u konkretizua në gol, por akordimi i kësaj penalltie nxiti shumë reagime, për shkak se disa zëra besojnë se kontakti i topit me dorën nuk ekzistonte.
Një nga ta ishte edhe Edin Dzeko, i cili insiston se referimi i këtij takimi ishte skandaloz dhe i papranueshëm.
“Është një gabim serioz që nuk mund të ndodh në nivele të tilla. Ndryshoi rezultatin dhe gjithë ndeshjen, madje gjithë grupin” ka thënë Dzeko, transmeton lajmi.net.
“Tani kemi edhe tri ndeshje të tjera, ku gjithçka mund të ndodh. Referi insistoi se ishte penallti, i thash se ishte fytyra dhe jo dora. Mund të shihej shenja tek Smalling, ku e goditi topi” shtoi tutje boshnjaku.
Zaniolo i dha epërsinë skuadrës së Romës, por kjo epërsi u zbeh nga penalltia që ‘nuk ekzistoi’. /Lajmi.net/


















