Connect with us

Sport

Dybala dhe Higuain afër vazhdimit të kontratave me Juventusin

Publikuar

Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, që ishin përfolur shumë për t’u larguar nga Juventus, janë pranë vazhdimit të kontratave të tyre raporton Calciomercato, përcjell lajmi.net.

Po kjo medie, bën të ditur se Higuain do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022, ndërsa Dybala deri në vitin 2024.

Dyshja me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri ka pasur minuta të konsiderueshëm te Juventus, që janë lider në Serie A pas fitores xhiron e fundit në udhëtim te Inter./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK