Kosovë
Drecun: Aksioni në veri – spektakël pas debaklit në Interpol

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun ka reaguar ndaj aksionit të sotëm të policisë në veri ku u arrestuan dy persona.
Ai e ka vlerësuar këtë operacion si një spektakël pas siç tha ai “debaklit në Interpol” dhe “demonstrim të forcës kundër pjesëtarëve serbë të policisë së Kosovës”, transmeton Klan Kosova.
Drecun tha për Radio Televizionin e Serbisë se për dijeninë e tij, njëri prej të arrestuarve kishte hetuar shefin e operacionit, duke shtuar se një sulm në drejtim të Zubin Potok ishte gjithashtu i mundur.
Ai e përshkroi aksionin “atë si një vazhdim të historisë politike në lidhje me Listën Serbe dhe margjinalizimin e saj”.
Sipas Drecun, Prishtina dëshiron të shkaktojë destabilizim të mëtutjeshëm dhe se Beogradi duhet të sillet në mënyrë racionale.
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në veri të vendit, ka arrestuar hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.
Ky i fundit është poashtu në kërkim të forcave të rendit, transmeton Klan Kosova.
Ata dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.




















