Connect with us

Kosovë

Detaje për ndalimin e ushtarëve të FSK-së nga serbët në kufi

Publikuar

Në pikën kufitare në Jarinjë, dy pjestarë të FSK-së janë ndaluar nga policia kufitare serbe gjatë kohës kur ata po tentonin të kalonin kufirin për tu kthyer në Kosovë, raporton Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrotjes.

“Po është e vërtetë që dy pjestarë të FSK-së, janë ndaluar në kufi nga policia serbe dhe janë liruar menjëherë. Të dy ishin të nacionalitetit serbë dhe janë lejuar të kalojnë kufirin e të hyjnë në Kosovë, sepse ishin duke u kthyer”, tha Shala për Periskopin.

Arsyet e ndalimit nuk dihen, ndërsa ushtarët tashmë janë në territorin e Kosovës dhe sipas shalës janë ndaluar vetëm për pak kohë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK