Connect with us

Kosovë

Detaje nga tragjedia në fshatin Besi të Prishtinës ku humbi jetën një 23-vjeçare

Publikuar

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër 23-vjeçare.

Ndërsa, sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjekoligjorët, për t’u marrë me rastin.

Sipas hetuesisë viktima ka një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçares me inicialet B.O., nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19 e 30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën Express.

Ndërkohë, mjeku kujdestar në QKUK që e ka pranuar rastin ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë mjeku kujdestar në QKUK.

Ndërsa, Gazeta Express mëson nga burime brenda institucioneve të drejtësisë se rasti po hetohet nën dyshimet për vrasje apo shtytje në vetëvrasje.

NA NDIQ NË FACEBOOK