Lajme
Detaje nga rrëmbimi i 13 vjeçares/ Sapo zbriti nga furgoni i shkollës, me motrën më të vogël

Një 13-vjeçare është rrëmbyer rreth orës 15:00 në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, bëjnë me dije burime për Top Chanel.
Sipas burimeve policia po heton në dy pista: E para ëshrtë ajo e rrëmbimit, dhe e dyta ajo e largimit vetë me dëshirë.
13-vjeçaria S.B sapo kishte zbritur nga furgoni që e sillte nga shkolla dhe ka qenë e shoqëruar nga motra e saj më e vogël.
Makina që është përdorur në këtë rrëmbim është e tipit FIAT ngjyrë e kuqe.
Njoftimi paraprak i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.




















