Connect with us

Uncategorized

Dalin EMRAT/ Kush janë babë e bir që vdiqën në Dibër pas sherrit për pronën, autori vret veten

Publikuar

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se autori është Sali Dakuci, i cili vrau me armë kushëririn dhe djalin e këtij të fundit, nipin e tij. Pas ngjarjes Sali Dakuci mësohet të ketë vrarë dhe veten.
Featured image of article: Dalin EMRAT/ Kush janë babë e bir që vdiqën në Dibër pas sherrit për pronën, autori vret vetenFoto ilustruese

KLOS- Një krim i rëndë që i ka marrë jetën tre personave sot në fshatin Xibër në Klos. Një ngjarje që në fillim i raportua si një sherr mes dy vëllezërve do të përfundonte në tragjedi, pasi tre persona nga një familje humbën jetën.

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se autori është Sali Dakuci, i cili vrau me armë kushëririn, shtetasin Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit, shtetasin Flogert Dakuci. Pas ngjarjes Sali Dakuci mësohet të ketë vrarë dhe veten.

Policia ka mbërritur në vendngjarja disa minuta pas krimit të rëndë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur tre viktima.

Nga informacionet paraprake mësohet se tragjedia ka ndodhur pas një konflikti që kanë pasur kushërrinjtë me njëri-tjetrin

  • Tragjedi në Klos, vdesin tre persona të një familje. Policia: Autori vrau dhe veten

    Komisariati i policisë së Matit

    Policia e Klosit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Xibër. Sipas Policisë nga kjo ngjarje kanë ndekur tre persona. Më tej blutë e Klosit shtojnë se ka qenë shtetasi Sali Dakuci, ai që ka vrarë me armë kushëririn e tij, Kujtim Dakuci dhe më pas djalin e këtij të fundit, Flogert Dakucin. Autori pas krimit ka vrarë veten dhe Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur tre viktima, që e kthejnë këtë ngjarje në tragjedi.

    NJOFTIMI I PLOTË

    Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK