Connect with us

Sport

CR7 sonte mund të vendos një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Publikuar

Juventus me fillim nga ora 21:00 pret Lokomotivën e Moskës, në ndeshjen e vlefshme për grupin D.

Nëse portugezi shënon sonte, do të vendos vetën më lartë se legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, përcjell lajmi.net.

Të dy së bashku, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Dhe Lokomotiva e Moskës, është një kundërshtar i ri për Ronaldon në Ligën e Kampionëve, dhe me një gol kundër tyre, regjistron një tjetër të arritur të madhe në karrierën e tij.

Ronaldo gjithashtu është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 130 gola, dhe 66 prej tyre i ka shënuar në fazën e grupeve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK