Connect with us

Sport

Conte: Inter duhet të ketë shpirt italian

Publikuar

Inter duket sikur është ringjallur nën urdhrat e Antonio Conte, duke u kthyer në rivalin kryesorë të Juventus, por duke korrur suksese edhe në Ligën e Kampionëve.

Këtë mesjavë, Inter arriti të merrte fitore kundër Dortmund, por trajneri i skuadrës italiane duket se ka akoma disa gjëra për të përmirësuar.

“Lojtarët italianë janë të rëndësishëm, pasi ata njohin mënyrën se si ne punojmë. Ne jemi më taktikë dhe punojmë më shumë detaje sesa jashtë kufijve”  ka thënë fillimisht Conte, transmeton lajmi.net.

“Për këtë, është e rëndësishme që të kemi shpirt italian. Bazuar në këtë, unë konsiderojë edhe Samir Handanovic si italian” ka shtuar tutje italiani.

Inter këtë fundjavë do të ketë punë me skuadrën e Parma, ku synon asgjë më pak se tri pikët. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK