Connect with us

Kosovë

Çka po vaki? Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i thotë “Bravo” Aleksandër Lumezit

Publikuar

Sot u publikuan konkludimet e raportit të ekspertëve zviceranë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit dhe i cili nuk përjashtonte mundësinë e vrasjes dhe po ashtu nuk përjashtonte as mundësinë e vetëvrasjes.

Menjëherë për media u deklaruan familjarët e Astrit Deharit dhe avokati i tyre, z.Tomë Gashi, i cili njihej për insistimin e tij që rasti në fjalë duhej cilësuar si vrasje, e madje si vrasje politike.

Por, kësaj here veprimi i z.Gashi është i përçudshëm pasi ai ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku përgëzon veprimin e fundit të Aleksandër Lumezit, bile duke ia thënë edhe shkurtoren përkëdhelëse Lekë, shkruan Periskopi.

Lumezi në një prononcim për media kishte deklaruar se do të kërkonte ndihmë nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë për hetimin e mëtejmë të këtij rasti.

Kryeprokurori Lumezi ka qenë në shënjestër të sulmeve të njëpasnjëshme nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, e madje edhe nga kryetari i saj, z.Albin Kurti. Ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kishte lansuar fushatën “Ec Lumezi, vjen Elezi” në referencë me prokurorin tjetër, z.Elez Blakaj që në vitin e kaluar kishte ikur drejt ShBA-ve./Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK