Connect with us

Sport

Cikalleshi: Jemi të mërzitur, Manaj mund të bënte më mirë

Publikuar

më

Ylli i Shqipërisë, Cikalleshi, ka shprehur keqardhjen për humbjen në Stamboll, duke thënë se patën ndeshje të mirë, por iu kushtuan rastet e lëshuara dhe gabimi në fund.

Sipas Sokolit, Rey Manaj mund të bënte më mirë, por tashmë gjithçka mbetet në të shkuarën.

Nuk e kishin llogaritur turqit që Shqipëria të luante kështu?

“E kishim organizuar ndeshjen, që ta kapnim ekipin kundërshtar lart, dhe besoj se kjo ishte një nga arsyet që i vumë në vështirësi. Jemi të mërzitur për rezultatin, sepse sot na duheshin 3 pikët. Kështu është futbolli, ne nuk shënuam dhe ata e bënë. Pak rëndësi kush e bëri gabimin, por nuk e meritonim” tha Cikalleshi, përcjell lajmi.net.

Kishte dy momente që Manaj mund të shërbente…

“Kur mbaron ndeshja mund të gjejmë shumë gjëra për të bërë më mirë. Po të shënonte ai, nuk do thonim gjë. Ai është një moment, dhe aty në të qindtat e sekondat duhet vendosur. Nuk është e thjeshtë” shtoi Sokoli. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK