Sport
Chiellini zbulon planet për të ardhmen: Do të luaj edhe dy vite

Mbrojtësi i Juventus, Chiellini, ka konfirmuar se nuk planifikon që të zgjasë karrierën e tij prej futbollisti më shumë sesa dy sezone të tjera.
Tutje, reprezentuesi i Italisë ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet trajner i ndonjë skuadre.
“Do të luaj edhe dy vite, jo më shumë” ka thënë lotjari për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.
“Nuk mendoj se do të jemë menjëherë i gatshëm për të drejtuar skuadra. Gabimi ynë është se kur përfundojmë karrierën, mes moshës 35 dhe 40 vjeçare, mendojmë se i dimë të gjitha” ka shtuar italiani.
Chiellini, 35 vjeçar, është aktualisht duke u rikuperuar nga një lëndim që ka pësuar së fundmi, që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për një kohë të konsiderueshme. /Lajmi.net/


















