Sport
Chelsea pritet të fillojë bisedimet me Willian, synohet rinovimi

Chelsea pritet të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës me reprezentuesin brazilian, Willian, raporton ‘Express’, transmeton lajmi.net.
Lampard është i vendosur që të mbaj lojtarin e eksperiencuar në radhët e tij, përkundër interesimit nga Barcelona dhe Juventus.
Raportimet thonë se Willian e dëshiron qëndrimin në ‘pjesën e kaltër’ të Londrës, ku ka kaluar gjashtë vitet e fundit.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes lojtarit dhe skuadrës së Chelsea. /Lajmi.net/






















