Lajme
Çështja “Tahiri”, prokuroria ankimon vendimin e gjykatës

Prokuroria në Shqipëri ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokuroria kërkoi asokohe dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, dënim i cili zbriste në 8 vjet, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Trupi gjykues te Krimet e Rënda e dënoi Tahirin vetëm për shpërdorim detyre.




















