Sport
Çështja Mane – Salah, një problem i madh për Liverpoolin

Dy lojtarët, që janë ndër më të mirët te Liverpool, kanë filluar të shfaqin urinë individuale, duke mos asistuar te njëri-tjetri.
Problemi u shfaq për opinionin që nga ndeshja kundër Burlney, kur Mohamed Salah nuk asistoi te Mane, me këtë të fund që reagoi ashpër, madhe edhe te trajneri Jurgen Klopp.
“Ndihem pak i irrituar sepse kështu është futbolli dhe ti dëshiron të shënosh më shumë gola. Ne jemi miq të vërtetë”, ka deklaruar Mane ditë më parë, në pyetjen rreth raporteve të tij me Salah, përcjell lajmi.net.
Se ata mund të jen miq, këtë askush nuk e mohon, por statistikat në fushë, po flasin gjënë e kundërt.
Edhe pse janë startues te Liverpool, Mohamed Salah ende nuk ka arritur të krijojë asnjë mundësi shënimi për Manen.
Në anën tjetër, Mane ka krijuar katër mundësi për Salah, por asnjëra prej tyre nuk është konvertuar në gol./Lajmi.net/






















