Lajme
Cakaj: Njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, pranim i realitetit objektiv

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.
“Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi: Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”.
“Së dyti, theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv”.
“Së treti, shpalosëm programin e Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të pëhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023”, ka shkruar ai në Facebook.
Cakaj ka shtuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalshe në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.




















