Connect with us

Lajme

Cakaj: Mes agjendave rajonale dhe çështjes së Kosovës, Shqipëria qëndron me Kosovën

Publikuar

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria do të zgjedhë të qëndrojë me Kosovën nëse gjendet mes zgjedhjes së agjendës rajonale dhe çështjes të Kosovës.

“Nënvizoj edhe njëherë që midis interesave të bashkëpunimit rajonal dhe çështjes së Kosovës, për Shqipërinë rëndësi më të madhe ka çështja e Kosovës”.

“Dua të theksoj me përgjegjësi se një proces që rezulton të jetë përjashtues për Kosovën dhe nuk merr miratimin e Kosovës, atëherë nuk gëzon as mbështetjen e Shqipërisë”.

“E theksoj edhe njëherë se midis agjendave rajonale dhe çështjes politike të Kosovës dhe qëndrimeve institucionale të Kosovës, Shqipëria qëndron me Kosovën dhe jo me interesat dhe detyrimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e bashkëpunimit rajonal”.

Cakaj në “Real Story” me Sokol Ballën ka folur edhe për marrëveshjen e mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai nuk ka komentuar se cili do të ishte pozicioni i Tiranës zyrtare në një situatë hipotetike ku kryeministri potencial i Kosovës Albin Kurti nuk pajtohet me SHBA-të për marrëveshjen e mundshme finale me Serbinë.

“Kjo tash është një rrethanë e supozuar prej jush që nuk mund të marrë një përgjigje konkrete prej meje, tash dhe këtu. Çështja është që ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin me Kosovën në mënyrë që përballë Serbisë të mos reagojmë si shtete të veçanta, por si komb i bashkuar”./ Klan Kosova