Lajme
Cakaj: Dyert e institucioneve të Shqipërisë janë të hapura për Kurtin

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i mirëseardhur në Tiranë.
“Dyert e institucioneve të Shqipërisë janë për të ta hapura gjithmonë”, ka thënë Cakaj në “Real Story”, transmeton Klan Kosova.
“Jemi të hapur për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”.
Cakaj ka dhënë këto përgjigje duke folur për paralajmërimin e Kurti këto ditë do të jetë për vizitë në Tiranë, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.




















