Connect with us

Lajme

Cakaj: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë lë shumë për të dëshiruar

Published

on

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk janë aq mirë.

“Sa i përket Kosovës, bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës lë shumë për të dëshiruar dhe duhet rritur”, ka thënë Cakaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përpos bashkëpunimit dhe integrim të thelluar. Ne duhet të shkojmë drejt hapjes së tregut me Kosovën dhe ndoshta drejt mundësisë për një union doganor”.

Cakaj në “Real Story” ka folur edhe për taksën 100 përqind të Kosovës për produktet nga Serbia që ka theksuar se është një masë politike.

“Në Kosovë ekzistojnë katër qëndrime për taksën 100 përqind. Një qëndrim thotë se duhet ta largohet, tjetri duhet të suspendohet dhe të rikthehet nëse nuk ka ndryshim të Serbisë në raport me Kosovën, një qëndrim thotë që taksa duhet zëvendësuar me reciprocitet dhe që ajo duhet që të qëndrojë deri në njohje”

“Qeverisë së Shqipërisë nuk i takon që të nxjerr qëndrime për këtë, por që mbështet qëndrimin zyrtar të institucioneve demokratike të Kosovës. Kjo ka qenë sjellja jonë deri tash”.

NA NDIQ NË FACEBOOK