Connect with us

Kosovë

Britania shkon në zgjedhje të parakohshme në dhjetor

Publikuar

Deputetët britanikë miratuan sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në datën 12 dhjetor.

Kryeministri Boris Johnson shpreson që në këto zgjedhje të rimarrë shumicën dhe të vërë në zbatim premtimin e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Projektligji që kërkoi këtë votim, për zgjedhjet e treta të përgjithshme në katër vjet, u miratua me një shumicë dërrmuese prej 438 votash për, 20 kundër, në Dhomën e Komunave.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK