Sport
Brescia 1:2 Inter, notat e lojtarëve

Një fillim më i mirë i Nerazzurrëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 23-të, kur një goditje e Lautaro Martinez u devijua dhe u ndal në portën e Enrico Alfonsos.
Në pjesën e dytë, nëpërmjet Romelu Lukakut, Interi dyfishoi epërsinë në 0-2.
Me një autogol të Milan Skriniar (76′), Brescia u kthye në lojë dhe në minutat e mbetura tentoi vazhdimisht që ta barazonte rezultatin, por pa sukses.
Pas kësaj fitore, Inter rikthehet në krye të tabelës në Serie A, me 25 pikë.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/






















