Connect with us

Tech & Auto

Bisha e quajtur AUDI me 520 kuajfuqi (VIDEO)

Publikuar

më

Në fillim të muajit gusht, prodhuesi gjerman prestigjioz i veturave Audi ka publikuar një fotografi në të cilën i ka shfaqur gjashtë modele RS që pritet të prezantohen në fund të këtij viti.

Deri më tani, i kemi parë pesë prej tyre – RS Q3, RS Q3 Sportback, RS4 Avant i rifreskuar dhe RS7 Sportback ndërsa i gjashti ende është në pritje.

Ky i fundit besohet se do të jetë RS Q8, i dedikuar për ata që duan diçka më shumë sesa modeli SQ8.

Ata që duan modelet më të fuqishme të Audit me motorët TDI, mund të kontaktojnë inxhinierët e kompanisë së njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline.

Ata janë marrë me modelin SQ8 vetëm disa muaj nga lansimi i tij, kështu që tani motori i tij 4.0-litër Twin-Turbo V8 nuk është me kapacitet prej 435 kuajfuqi por 520.

Audi SQ8 është njëri nga modelet më të rënda, i cili peshon në total 2 mijë 440 kilogramë së bashku me shoferin me peshë rreth 75 kg dhe rezervarin e mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit.

ABT, po ashtu, për këtë SQ8 ka përgatitur paketën për aerodinamikën dhe ka zgjedhur set të ri të rrotave prej 23-inç.

Gjithashtu, pas tretmanit të ABT-së, ky SQ8 tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Lajme10 minutes ago

Ali Ahmeti kërkon zgjedhje të parakoshme: E vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet

Maqedoni31 minutes ago

Mickovski nga Brukseli: kush garanton se ndryshimet kushtetuese do të jenë kushti i fundit për anëtarësim në BE?

Maqedoni39 minutes ago

E RËNDË: Burri rrah brutalisht bashkëshorten në shtëpinë e tyre, ajo pëson lëndime të rënda

Kosovë42 minutes ago

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit në faqen e tij zyrtare: “Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së që nga themelimi i saj”

Lajme58 minutes ago

Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati

Maqedoni1 hour ago

Gjuha shqipe në Butel: VLEN dhe AKI kërkojnë zbatimin e ligjit, Inspektorati: Keni durim

Shqipëri1 hour ago

Protestat janë e vetmja gjë që e kanë ndihmuar Edi Ramën muajt e fundit

Maqedoni2 hours ago

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Kosovë2 hours ago

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1

Lajme3 hours ago

Mexhiti në terren në Strugë: 202 milionë denarë për Rrugën Turistike, punohet edhe në Kolektorin Lindor

Maqedoni3 hours ago

Nënë nga Kumanova detyronte dy fëmijët e mitur të punonin dhe të lypnin, ngrihet kallëzim penal

Shqipëri3 hours ago

Miratohet buxheti i Vlorës për vitin 2027, fondi rritet me mbi 67%, ja si ndahen paratë!

NA NDIQ NË FACEBOOK