Connect with us

Lajme

BE: Të qetësohet situata në Siri

Publikuar

Bruksel, 7 tetor – Bashkimi Evropian sot bëri thirrje për qetësimin e situatës në pjesën veriore të Sirisë dhe paralajmëroi se përleshjet e reja mund të çojnë drejt eksodit më të madh të popullatës.

Apeli i BE-së, vijoi pas paralajmërimit të Turqisë se trupat e saj do të fillojnë me ofensivë në rajonin kufitar me Sirinë dhe pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se ka filluar me tërheqjen e trupave amerikane nga ai rajon.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, deklaroi se “rinovimi i armiqësive të armatosura në verilindje të Sirisë nuk do ta përkeqësojnë vuajtjen e civilëve dhe nuk do të ndikojnë në migrime masive, por se seriozisht do t’i rrezikojnë përpjekjet aktuale politike.

Ajo theksoi se BE edhe më tutje është e përkushtuar në “unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”, dhe se zgjidhja e përleshjeve në afat të gjatë “nuk do të arrihet me mjete luftarake, por se duhet të kërkohet tranzicion i vërtetë politik”.

Duke synuar përmbysjen e luftëtarëve kurdë në rajonin kufitar me Sirinë, autoritet turke me muaj të tërë kërcënohen me një intervenim ushtarak, ku në bashkëpunim me SHBA-të mendojnë ta formojnë zonën e sigurt.

Pas lajmit të SHBA-së se kanë filluar me tërheqjen e trupave nga rajoni verilindor i Sirisë,  është deklaruar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i cili deklaroi se duhet të rruhet integriteti territorial i vendit.

Peskov me këtë rast bëri të ditur se Turqia dhe Rusia kanë qëndrim të njëjtë për integritetin territorial të Sirisë.

“Shpresoj se kolegët tanë turq do t’i bashkohen këtij qëndrimi në të gjitha situata”, tha Peskov.

Mes tjerash ai e përsëriti qëndrimin e Moskës se të gjitha fuqitë ushtarake “me prezencë ilegale”, duhet të largohen nga Siria.(koha.mk)

NA NDIQ NË FACEBOOK