Connect with us

Kosovë

BE pajtohet për shtyrjen e afatit për Brexit

Publikuar

Ambasadorët e BE-së janë pajtuar për shtyrjen e Brexit-it, por nuk kanë caktuar ndonjë afat të ri.

Komisioni Evropian tha se për këtë çështje do të diskutojnë gjatë javës së ardhshme, raporton BBC.

Bisedimet erdhën pasi kancelari Sajid Javid pranoi  se qeveria nuk mund të përmbushë afatin e caktuar më 31 tetor (të enjten e ardhshme).

Deputetët pritet të hënën të marrin në konsideratë thirrjen e kryeministrit për  zgjedhje të përgjithshme të  parakohshme, përcjell periskopi.

Boris Johnson thotë se dëshiron  që zgjedhjet të mbahen më 12 dhjetor, nëse BE-ja  shtynë afatin deri më 31 janar.

NA NDIQ NË FACEBOOK