Sport
Bayern refuzon ta lë Lucas që t’i bashkohet kombëtares së Francës

Mbrojtësi ka humbur dy ndeshjet e fundit me skuadrën e tij dhe është një nga emrat e mëdhenj që do t’i mungojë Francës, përfshirë Hugo Lloris.
Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka deklaruar se nuk do lejojnë Hernandezin t’i bashkohet kombëtares, përcjell lajmi.net.
Lucas ka humbur dy ndeshjet e fundit me Bayern shkaku i një lëndimi në gju.
Pauzën e kombëtareve duket se lojtari do ta shfrytëzojë për tu rikuperuar plotësisht nga ky dëmtim. /Lajmi.net/






















