Connect with us

Kosovë

Baton Haxhiu: Sondazhi i 10 shtatorit po del i saktë

Publikuar

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, në transmetim direkt ka dalë me informacione interesante sa i përket zgjedhjeve të parakohshme që po zhvillohen sot.

Ai nuk ka zbuluar se cila parti po prin në zgjedhje, por mësohet që gara është shumë e ngushtë.

Haxhiu po ashtu deklaroi se televizioni i tij kishte bërë një sondazh më datën 10 shtator, e i cili sipas tij ishte krejtësisht i saktë dhe do të publikohej në orën 19:00, shkruan Periskopi.

Ai ka treguar edhe se marzha e gabimit të anketës së televizionit të tij ishte prej 0,5 deri në 1 për qind, pasi që kishin anketuar 2998 njerëz.

Sipas burimeve të Periskopit, asnjëra parti nuk e ka kaluar 23 për qindëshin.

NA NDIQ NË FACEBOOK