Lajme
Baton Haxhiu në ‘aksion’, shfryhet kundër Vetëvendosjes në mediat e Shqipërisë

Fitorja e opozitës në Kosovë duket se ka nxjerur totalisht jashtë kontrolli analistin politik Baton Haxhiu.
Duke u kyçur kohë pas kohë përmes Skype-t në dy emisione politike mjaft të ndjekura në Shqipëri, Haxhiu nuk ndalet së kritikuari subjektin i cili doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, shkruan Zyrtare.
Por duket se Haxhiu e ka marrë serizoisht baltosjen e këtij subjekti politik. Ai edhe gjatë ditës duke komentuar situatën pas zgjedhore për Top Channel i bëri thirrje Kurtit që ti kërkoj falje kryeminsitrit shqiptar Edi Rama.
Analisti Baton Haxhiu është edhe këshilltarë i kryeministrit Edi Rama, ndërsa akuzohet si inicues i idesë për ndarjen e Kosovës së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Vitet e fundit ai ka ashpërsuar përplasjet me Lëvizjen Vetëvendosje./Zyrtare/





















