Lajme
Basha, Ramës: Evropa të ka refuzuar, ti ke dështuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” i përgjigjet Ramës, duke i thënë se ai tashmë ka dështuar dhe ka ardhur koha që të përballet me këto dështime.
“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.
Fakti është, Evropa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”, shkruan Basha.
Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2019
Lideri i opozitës në Shqipëri i drejtohet kryeministrit duke i thënë se Evropa e ka refuzuar tanimë edhe shqiptarët do ta refuzojnë.
“Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?
“Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Evropa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, ka shkruar Basha në Twitter.
Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2019


















