Connect with us

Lajme

Basha: “Po”-në gjermane me kushte e arritëm ne, donim rezultat ndryshe nga ky i sotmi

Publikuar

Kryeopozitari Lulzim Basha, në konferencën për media, pas dështimit të hapjes së negociatave, deklaroi se ka qenë Partia Demokratike që arriti, nëpërmjet kolegëve në grupin CDU/CSU, të merrte një “po” të kushtëzuar për Shqipërinë.

Sipas Bashës, Shqipëria nuk mund të merrte një “po” të prerë për negociatat dhe vendimi i Bundestagut ishte maksimumi.

“Ju e dini fare mirë se PD dhe unë personalisht jemi përpjekur në takimet me CDU-në në Bundestag që ta transforminim JO-në e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonte reformat dhe “po”-në e negociatave. Ta themi qartë, dëshironim të kishim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para 2 javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një “po” të prerë”.

Basha theksoi se “ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE-së dhe jo si një keqqeverisje”.

“Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta”./ Top Channel

 

NA NDIQ NË FACEBOOK