Connect with us

Sport

Bare pas humbjes ndaj Turqisë: Gabimi duhej evituar

Publikuar

Shqipëria u mposht me rezultatin minimal 1:0 në Turqi, nga një gabim i portierit Strakosha.

Barazimi nuk ishte rezultati më i drejtë, por gabimi ndodhi dhe turqit dolën me tri pikë. Bare beson se gabimi duhej evituar.

“Ishte një mospërqëndrim në mbrojtje. Janë gabime që ndodhin në futboll. Besoj që këtë gabim duhet ta kishim evituar. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën. Pavarësisht rezultatit, kjo Shqipëri do jetë shumë lartë, do kthehet ku e ka vendin. Pashë nota pozitive, dolëm para portës shumë herë. Kishim raste të pastra. Në fund, po nuk shënove do të pësosh. Na mungoi goli, përqendrimi te goli”, u shpreh Bare. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK