Sport
”Barcelona nuk është në luftë me Pique”, thotë zëvendës-presidenti i klubit

Pique ishte qartë i pakënaqur me situatën dhe në rolin e tij si një nga figurat e larta në dhomën e zhveshjes, veçanërisht për çështjet politike, ai i bëri të qarta zhgënjimet e tij në intervistën e tij pas fitores ndaj Getafe.
“Nuk ka luftë me Pique”, pranoi Cardoner në një intervistë për Catalunya Radio, transmeton lajmi.net.
“Ka pasur një takim midis presidentit dhe Pique, i cili është bërë për të korrigjuar një situatë”.
“Normaliteti është rikthyer dhe lojtarët janë të qetë, dhe tifozët janë me ekipin, dje ata treguan mbështetje të madhe”, zbuloi ai. /Lajmi.net/





















