Connect with us

Sport

Barcelona i shpërbleu me 92 milionë euro lojtarët sezonin e kaluar

Publikuar

Në total, klubi katalanas ka shpenzuar 525 milionë euro për pagat e lojtarëve dhe trajnerëve sezonin e kaluar, me 417 milionë prej tyre që shkojnë për lojtarët.

Shpenzimet e pagave në Barcelonë janë një nga problemet kryesore në klub dhe buxheti që u miratua nga anëtarët e tyre të dielën pritet të përfshijë një ulje të pagave, përcjell lajmi.net.

Sezonin e kaluar, Barcelona shpenzoi gjithsej 671 milionë euro për paga dhe bonuse.

Këtë sezon, kjo shifër pritet të bjerë në 642 milionë me një ulje prej tre përqind të pagave dhe një ulje prej shtatë përqind të bonuseve.

Për të bërë nënshkrime të reja, bordi i Barcelonës e di se ata duhet të shesin disa nga lojtarët më të mirë, kjo është arsyeja pse Ivan Rakitic, Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti u lidhën me një largim gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK