Connect with us

Sport

Barca shkatërron Valladolidin për fitoren e pestë radhazi në La Liga

Publikuar

Fillim më të mirë nuk kanë menduar as vetë katalanët, kur në minutën e 2’ përmes mbrojtësit Clement Lenglet, kaluan në epërsi.

Mysafirët reaguan shpejtë, duke barazuar në 1:1 rezultatin në minutën e 15’.

Një asistim i jashtëzakonshëm i Messit, nxori në pozitë të mirë për shënim Arturo Vidal, i cili edhe nuk gaboi, për 2:1.

Pas kësaj, ishte momenti për ‘show’ nga Leo Messi, që në minutën e 34’, gjuajtja e lirë shënoi një super gol, për 3:1, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe një herë për 4:1.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Luis Suarez, kur në minutën e 77’, shënoi për 5:1.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona me 22 pikë kryeson në La Liga./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK