Connect with us

Sport

Barca mohon kontaktet me Gallardo për të zëvendësuar Valverden

Publikuar

Emri i Marcelo Gallardo është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm tek Barcelona, si zëvendësues i Ernesto Valverde.

Rezultatet aspak të mira të Barcelonës kanë bërë që Valverde të jetë shënjestra kryesore e kritikëve, duke u lidhur me një shkarkim të mundshëm.

Por, ‘Mundo Deportivo’ me burime të afërta nga skuadra e Barcelonës shkruan se skuadra nuk ka kontaktuar Gallardon e River Plate, transmeton lajmi.net.

Raportime të ‘TNT’ insistonin se katalanët veçse kanë kontaktuar trajnerin e skuadrës argjentinase, por kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Shumë tifozë të Barcelonës, madje edhe disa lojtarë nuk janë të kënaqur me Valverden në timon, por bordi drejtues nuk po reagon akoma. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK